Largoni merimangat në shtëpinë tuaj me një ilaç natyral

Ju rregullisht pastroni dhe rregulloni shtëpinë tuaj, por nuk mund të përballeni me merimangat që gjejnë gjithmonë një vend për të endur rrjetën e tyre. Megjithatë, ekziston një mënyrë natyrale për të hequr qafe këto insekte

Shumë insekte, si dhe merimangat, nuk mund të tolerojnë bimë të caktuara, si nenexhiku. Menteja me erën e saj intensive do t’i largojë merimangat nga shtëpia juaj dhe nuk do të jetë problem për ju, sepse njerëzit në përgjithësi pëlqejnë erën e mentes.

Duke mbjellë nenexhik në vazo të vogla dhe duke e vendosur në mënyrë strategjike në qoshet ku merimangat thurin normalisht rrjetat e tyre, ju do t’i dëboni merimangat nga shtëpia juaj përgjithmonë.

Nëse nuk ju pëlqejnë bimët e shtëpisë, atëherë pasi të keni pastruar shtëpinë, spërkatni dhomat me një freskues ajri me aromë nenexhik ose bëni spërkatjen tuaj natyrale për të hequr qafe merimangat. Mund të bëni një preparat natyral që do t’i largojë shumë lehtë merimangat dhe insektet e tjera.

Gjithçka që ju nevojitet është një gotë ujë, gjysmë filxhani uthull alkooli dhe 20 pika vaj esencial mente/menteje. Vendosini përbërësit në një shishe sprej duke përzier fillimisht ujin dhe uthullën e alkoolit, më pas shtoni vajin esencial. Tundeni mirë përzierjen. Spërkateni preparatin e përfunduar në pjesët e shtëpisë që janë objektivat më të zakonshëm të merimangave dhe insekteve të tjera.

Gjithashtu, informacion shumë i rëndësishëm është se ky spraj natyral nuk do të vrasë insektet, por do t’i mbajë larg shtëpisë tuaj. Spërkatjet duhet të bëhen periodikisht për të parandaluar kthimin e merimangave dhe insekteve të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button