Leonardo DiCaprio del sërish në mbrojtje të Lumit Vjosa

Aktori i njohur, Leonardo di Caprio, është një ndër zërat më të njohur që ka kërkuar vazhdimisht që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtarë në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga digat apo projektet e tjera që mund ta dëmtojnë.

Fituesi i çmimit “Oscar”, ka bërë sërish thirrje përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, për mbrojtjen e ‘Vjosës’ dhe thotë se një Park Kombëtarë do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vitë dhe do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura, teksa do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për cdo punë në Parkun Kombëtarë.

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar aktori në “Instagram”.]

VIDEO

LEXO EDHE:

Back to top button