Levkov: VMRO-DPMNE as nuk bën thirrje e as nuk apelon për bojkot të regjistrimit

VMRO-DPMNE as nuk bën thirrje për bojkot të regjistrimit dhe as apelon për bojkot, ka thënë deputeti Mile Levkov i VMRO-DPMNE në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ai, ata do të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar çdo përpjekje për të bojkotuar regjistrimin.

“Mirëpo, kur të fillojë regjistrimi, nëse e bëjnë siç po e bëjnë, ne do ta ndjekim procesin e regjistrimit, por nuk do ta bojkotojmë,” është shprehur Levkov.

Po, pse atëherë kërkuat nënshkrime nga qytetarët?

“U kërkuam qytetarëve mbështetje që do të shërbejë si argument para pushtetit që të ketë pasur proces të besueshëm, nevojitet konsensus në shoqëri. Që ta dijë pushteti se nuk bëhet fjalë për disa deputetë, se nuk është votë e izoluar”- është përgjigjur Levkov.

LEXO EDHE:

Back to top button