Liam Payne dhe Maya Henry konfirmojnë ribashkimin

Liam Payne dhe Maya Henry kanë konfirmuar ribashkimin e tyre teksa kanë marrë pjesë në festën shumë luksoze që organizohej  në jaht në St. Tropez ditën e martë.

Këngëtari, 27- vjeçar i habiti të gjithë fansat e tij kur zbuloi se ishte ndarë nga e fejuara në muajin qershor, por dyshja duket se i ka zgjidhur konfliktet mes tyre, megjithëse Maya, 21 vjeçe, nuk mbante unazën e fejesës me vlerë  prej 3 milionë paund që Liam i dhuroi asaj në propozimin që i bëri në gusht të 2020.

Modelja Maya tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq me ish- pjesëtarin e One Direction në festë me një fustan Pucci rozë.

Thuhet se ky ribashkim vjen pasi Liam  ka “fituar” ish -të fejuarën e tij Maya me një “gjest romantik”, dy muaj pasi anuloi fejesën e tyre.

Një burim pranë çiftit  tha për MailOnline këtë muaj se Liam dhe Maya janë aq të sigurt për rinisjen e romancës mes tyre, ndaj ata janë rikthyer sërish bashkë. Ky burim gjithashtu zbulon se:

“Liam filloi përpjekjet për të rifituar Maya-n pasi u kthye nga Britania e Madhe dhe përfundimisht ia doli pas një gjesti romantik. Miqtë dhe familja e tij, të gjithë e duan Maya-n, pasi ajo ka një ndikim shumë të mirë tek ai, kështu që ndoshta dhe kjo ka ndihmuar tek ribashkimi mes tyre. Ata kuptuan se nuk mund të jetonin pa njëri -tjetrin. “

Burimet pranë çiftit gjithashtu shprehet se dasma e tyre është ende e planifikuar për vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button