“Lidhjen Ndërkombëtare”, Bashanoviç ka kërkuar nga Zaev që Mandiq të mos përfundojë në burg

Zoran Bashanoviç, ish këshilltar i Zoran Zaevit, ka intervenuar te kryeministri për Jasna Mandiqin, e akuzuar në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” për mos të përfundojë në paraburgim. Prokuroria sot lexoi mesazhe në sallën e gjykatës. Pas leximit, i akuzuari Mandiq tha se është korrekte të thuhet që mesazhet e paraqitura kanë qenë mes Bashanoviqit dhe Zaevit kurse Bashanoviç ia ka dërguar asaj për t’i lexuar.

 Mesazhe midis Bashanoviq dhe Zaev:

Bashanoviç: Ju lutem vetëm mos të shkojë në burg. Policia aktualisht është në shtëpinë e saj, kështu që, nëse mund ta shpëtosh të mos e marrin.

Zaev: E din që kjo varet nga prokuroria dhe gjykata. Do të shoh çfarë mund të bëj.

Më 9 tetor të vitit të kaluar, për dallim nga Boki 13, i cili ishte tashmë në paraburgim, gjykata për Jasna Mandiqin, si personi i dytë në “Lidhjen Ndërkombëtare”, shqiptoi arrest shtëpiak. Prokurorja Villma Ruskovska atëherë theksoi se ka masa më të buta për Mandiqin sepse ka fëmijë me probleme shëndetësore. Në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, akuzohet Boki 13, babai i tij, Jasna Mandiq, ndihmësja e Bokit dhe ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski. Sipas prokurorisë, biznesmenë janë mashtruan nga organizata humanitare për rreth 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive të pretenduara të pleqve. Boki 13 akuzohet për pastrim parash, ndërsa Remenski akuzohet për ndihmë gjatë mashtrimit.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button