Ligji i Shtetësisë, pritet shpallja në Gazetën Zyrtare

Presidenti Stevo Pendarovski ka dekretuar Ligjin për shtetësi. Publikimi i tij në Gazetën Zyrtare për të hyrë përfundimisht në fuqi varet nga ligjet të cilat presin tek i pari i shtetit për dekretim. Nga Gazeta Zyrtare thonë për Alsat se pas arritjes së ligjeve tjera të dekretuara, Ligji për shtetësi do të publikohet në numrin e parë të radhës. Zgjidhja ligjore përfshin rrethana lehtësuese në dispozitat kalimtare ku kategorizohen dëshmitë mbi të cilat mund të fitohet statusi shtetas. Kjo dispozitë parashikon që procedura të ketë bazë juridike vetëm përmes posedimit të një dokumenti.

Zgjidhja e re ligjore i mundëson marrjen e statusit shtetas edhe personave që kanë migruar nga Maqedonia e Veriut. Në dispozitat përmes natyralizimit lidhje me shtetin i mundësohet migrantëve dhe brezit tij të parë.

Neni 8: “Migrant nga Republika e Maqedonisë, si dhe trashëgimtari i tij deri në brez të parë, mundet me natyralizim të marrë shtetësi të Republikës së Maqedonisë. Migrant, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet qytetari i Republikës së Maqedonisë i cili është shpërngulur nga R.M në shtet tjetër, përveç në vendin amë, pa marrë parasysh gjininë, rasën, ngjyrën e lëkurës, nacionalitetin dhe prejardhjen sociale, bindjen politike dhe fetare, gjendjen pronësore dhe shoqërore”

Në dispozitat e natyralizimit përfshihet edhe trashëgimi i shtetësisë përmes lidhjes martesore dhe kthimi i shtetësisë deri në moshën 25 vjet përmes qëndrimit tre vjeçar të pandërprerë në Maqedoni të Veriut. Ndryshime ka edhe në nenin 7 të Ligjit për shtetësi. Nga 8 vite, leje qëndrimi shkurtohet në 7 vite, përkatësisht personi që kërkon shtetësi të ketë të paktën 7 vite qëndrim të rregullt në Maqedoni të Veriut.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button