Zgjedhjet lokale me 17 tetor/Pendarovski s’do të dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi vlerëson se 17 tetori është datë e betonuar me Kushtetutë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Sipas tij data e zgjedhjeve mund të shtyhet vetëm në raste kur vendi ndodhet në gjendje krize ose gjendje lufte.

YouTube video

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zgjedhje të rregullta lokale, deri në ditën e votimit duhet siguruar jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë periudhë e cila i nevojitet KSHZ-së për hartimin e rregullores për afatet e zgjedhjeve, 6 gushti është data e fundit kur duhet shpall zgjedhjet. Nga kjo datë fillojnë të rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhjeve më 17 tetor”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi tha se ndryshimet në kodin zgjedhor mund të miratohen edhe pas pushimit vjetor të deputetëve, por kjo sipas tij do të komplikonte rrjedhën e afateve. Ndaj propozim-ndryshimeve deputetët kanë propozuar mbi 700 amendamente. Leximi dhe shqyrtimi i tyre vështirë të kalojë deri më 1 gusht kur edhe deputetët shkojnë në pushim. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashikojnë ndryshimin e modelit zgjedhor me lista të hapura për këshilltarë dhe prag prej 2 për qind për kandidaturat e pavarura dhe 3 për qind për pjesëmarrje në këshillin komunal. Për herë të parë parashikohet vendosja e listave preferenciale në të cilat kandidatët që sigurojnë 3 për qind të votave nga numri i votuesve në nivel Komunal, zgjidhen me automatizëm, ndërsa pjesa tjetër zgjidhen sipas radhitjes dhe përllogaritjes së sistemit për numërimin e votave. Partitë e vogla kundërshtojnë pragun që obligon mbledhjen e nënshkrimeve për kandidat të pavarur dhe pragun për lista preferenciale. Presidenti Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se nuk do ta firmosë dekretin e Kodit Zgjedhor derisa ka kundërshtime nga partitë më të vogla dhe partitë e pa organizuara nga grupe parlamentare.

Adrian Kerimi

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button