Llukarevska: DAP në kontrolle të detajuara për pagesën e pagës minimale
Llukarevska: DAP në kontrolle të detajuara për pagesën e pagës minimale
Drejtoresha e DAP-it në edicionin e sotëm të Magazinës Ekonomike bëri të ditur se nesër do të shpallë procedurën për aplikimin për pagë minimale.
Sipas saj, masa duhet të gjejë zbatim dhe të paguhen të gjithë ata që duhet ta marrin atë pagë minimale.
“Nesër do të shpallim procedurën e aplikimit për pagën minimale, me të cilin kod do të shkojë sepse këtu kemi subvencionimin e kontributeve për paga më të larta dhe një masë të tillë, në mënyrë që publiku të informohet në kohën e duhur. Ne kemi punuar për këtë, kemi testuar sistemin dhe sigurisht që masa duhet të gjejë zbatim dhe të paguhen të gjithë ata që duhet ta marrin atë pagë minimale. Ai që është obligimi ynë është që të shohim se si shkon dorëzimi i aplikacioneve, gjegjësisht deklaratave dhe të shohim nëse paga paguhet në afatin e paraparë me ligj, pjesa tjetër do të jetë në kuadër të inspektoratit shtetëror të punës”, tha Sanja Lukarevska, DAP./ Alsat.mk








