Shajnoski: Procesi i liberalizimit të tregut për polisat e auto- përgjegjësisë është në rrjedhë

“Procesi i liberalizimit të tregut për polisat e auto- përgjegjësisë ka filluar dhe është në vazhdim”, ka thënë për emisionin “Magazina Ekonomike”, kryetar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve Kërste Shajnoski.

Sipas tij, ky është një proces që do të jetë në interes të të siguruarve dhe kompanive, pra të gjithë të interesuarve.

“Është shumë e rëndësishme të dihet se tregu në vendin tonë është i rregulluar në segmentin e auto- përgjegjësisë, sepse kur është rregulluar ka pasur argumente pse është kështu. Fillimisht kishim disa kompani sigurimesh dhe frika nga shfaqja e oligopolit ishte e madhe dhe për këtë arsye në atë kohë politikëbërësit makroekonomik konstatuan se është mirë të kemi çmim të rregulluar, auto-përgjegjësi. Mirëpo, me zhvillimin e tregut të sigurimeve rritet numri i kompanive të sigurimit dhe dalëngadalë po hyjmë në segmentin ku ka nevojë për liberalizim të auto- përgjegjësisë, pra liberalizimin e shitjes së polisës, gjegjësisht çmimit të automobilave, politikat e përgjegjësisë. Është shumë e rëndësishme që të jetë e shëndetshme dhe cilësore, gjegjësisht të mos ketë probleme shtesë gjatë vetë liberalizimit”, është shprehur Shajnoski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button