Kontrollet në rrjetet e mëdha të supermarketeve kanë ardhur nga ankesat e qytetarëve në DAP.
Drejtoria ka bërë kontrolle në shitore më të vogla, mishtore, restorante, përkatësisht te kategoritë e ndryshme të tregtarëve, thotë drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska.
“Për momentin jemi duke analizuar të gjithë dokumentacionin që kemi marrë gjatë regjistrimit në disa rrjete supermarketesh dhe duhet të informojmë për gjithçka që kemi përcaktuar në një kohë të caktuar. Kontrolli në tregjet e mëdha ka ardhur kryesisht nga ankesat e pranuara më parë dhe kontrollet e kryera më parë në terren nëse është respektuar vendimi i Qeverisë dhe ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Ajo që u përcaktua në qytete të ndryshme dhe në të njëjtat filiale nga marketet përkatëse, kemi përcaktuar se llogaritë fiskale kishin ende 5% për ato produkte për të cilat duhej të kishte TVSH 0%. Qytetarët kanë alarmuar dhe sigurisht që kemi vepruar në terren. Është detyrë e jona t’i anulojmë këto parregullsi në vend. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi bërë kaq shumë kontrolle, jo vetëm në tregjet e mëdha, por kemi bërë edhe kontrolle në mishtrore dhe në furrtari e kështu me radhë, kështu që grupe të ndryshme tatimpaguesish u mbuluan për të parë se sa respektohet në të vërtetë vendimi. “, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it./Alsat.mk








