LOE: Të hiqet TVSH-ja, për fotovoltaikët dhe invertorët

LOE: Të hiqet TVSH-ja, për fotovoltaikët dhe invertorët

Gazetar: Ile Petrevski

Biznesi ka nevojë për energji elektrike të lirë, për të funksionuar. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme, biznesi do të goditet nga një cunami i vërtetë. Biznesmenët thonë se nuk shohin alternativë nëse nuk ndryshojnë kushtet aktuale. Instalimi i fotovoltaikëve kërkon procedura të mëdha burokratike dhe kjo duhet ndryshuar, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE). Gjithashtu, ata kërkuan nga Qeveria që EMV të prodhojë energji elektrike për nevojat e sektorit privat, me çmime të ngjashme me ato të amvisërive.

“Të hiqet TVSH-ja për fotovoltaikët, invertorët dhe pajisjet e tjera për instalimin e tyre. Kjo tashmë aplikohet në disa vende evropiane. Të vendoset një taksë shtesë për ngrohëset joefikase energjetike, duke dekurajuar kështu shitjen dhe blerjen e ngrohëseve të tilla”, tha Trajan Angelovski, kryetar i LOE.

Disa nga masat që kërkuan nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se ishin në fuqi në shumicën e vendeve përreth. Sipas tyre, kjo do të thotë se kompanitë nga ato vende që në fillim janë më konkurruese, dhe produktet që i eksportojnë janë me çmim më të ulët dhe me mundësi më të madhe për shitje jashtë vendit, për dallim nga ato produkte që prodhohen në Maqedoni.

“Për momentin ekonomia serbe, kompanitë serbe paguajnë 75 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa në Bosnje megavat orë energji elektrike nga kompania shtetërore që prodhon energji elektrike është 66 euro. Nëse EMV-ja jonë prodhon energji elektrike, duhet t’ua shesë me çmim shumë më të ulët kompanive”, u shpreh Orce Simov -Nënkryetar i LOE.

Qeveria për momentin nuk ka një qëndrim që do të pranohet nga kërkesat e sektorit të biznesit, për tejkalimin e krizës energjetike. Çmimi i energjisë elektrike sot në bursa i ka kaluar 700 euro për megavat orë. Tani për tani nuk ka sinjale pozitive se çmimi i energjisë elektrike do të ulet në mënyrë drastike në një kohë të shkurtër, dhe kështu do të zvogëlohej edhe problemi për kompanitë dhe amvisëritë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button