Ndryshimet kushtetuese, Kovaçecvski: VMRO dhe E Majta bllokojnë procesin

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçecvski: VMRO dhe E Majta bllokojnë procesin

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria dëshmon se nuk posedon dhe nuk din se si do t’i siguron 2/3 e votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ndryshimi i aktit më të lart juridik është përgjegjësi e çdo deputeti. I pari i Qeverisë tha se vendi ka hapur negociatat, por me përfshirjen e bullgarëve në preambulë, hapen zyrtarisht kapitujt me BE-në.

“Ai është detyrim i çdo deputeti sepse kanë obligim para qytetarëve për të ardhmen Evropiane të shtetit dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Për këtë edhe ekziston diskutimi në Kuvend i cili do të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe mbi gjitha në perspektivën e shtetit. Asnjë parti politike nuk guxon që këto çështje t’i përdor për interesa të ngushta partiake edhe pse shohim kjo çështje shfrytëzohet për të ruajtur ulësen e liderit brenda partisë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kovaçevski akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe partinë E Majta për bllokimin e proceseve më të rëndësishme shtetërore.

“Ekzistojnë dy koalicione, por koalicioni i dytë nuk ofron asnjë alternativë. Njëra parti e mishëruar me VMRO-DPMNE-në ofron aleancë me Azinë ose vendet e Azisë Qendrore për çka konsideroj se nuk ka logjikë dhe është në kundërshtim me interesat e shtetit tonë. Neve jemi vend anëtarë i NATO-s. Politika jonë e jashtme është 100 për qind në përputhje me BE-në. Mbi 50 për qind shkëmbimi ynë tregtarë është me BE-në, madje arrin deri në 80 për qind”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kryeministri me qëndrimin e tij ka konfirmuar se nuk ka deputetë të cilët do t’i tradhtojnë interesat maqedonase në favor të kërkesave të pakicës bullgare.

“Oferta për Kovaçevskin është e hapur: Nëse Kovaçevski beson se ka shumicë prej 2/3 në Kuvend për ta ndryshuar Kushtetutën, atëherë le të urdhëron dhe t’i propozon ndryshimet. Nëse nuk ka shumicë le të jep dorëheqje dhe Maqedonia të shkon në zgjedhje të parakohshme”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Për dallim nga Kovaçevski, ditë më parë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Anadolu Agancy u shpreh pesimist se kjo përbërje parlamentare ka vullnet për të hapur dhe ndryshuar kushtetutën. Më 19 korrik Maqedonia e Veriut mbajti konferencën e parë ndër-qeveritare politike me BE-në, ndërsa më 15 shtator fillon procesin e skriningut. Hapja e kapitujve do të bëhet vetëm pas përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, zgjidhje kjo e cila buron nga propozimi francez dhe konkluzionet për pozicionet shtetërore të miratuara në kuvendet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button