Lojtarët e Realit dhe Bajernit “preken” nga “Covid 19”

Një ditë përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Sen Zhermenit, skuadra e Bajern Munihut ka njoftuar se Gnarbi, ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.  Ky është një lajm i keq për klubin Bavarezë, kjo pasi ata do të jenë pa sulmuesit e tyre kryesorë në këtë sfidë. Fillimisht është njoftuar se Robert Levandovski do të mungojë si rezultat i një lëndimi të pësuar në ndeshjet me kombëtaren e Polonisë, ndërsa tani edhe Gnarbi, nuk do të jetë i gatshëm.

 

 

 

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve po përcillen nga shumë lëndime dhe në zhvillimin e tyre po ndikon edhe “COVID-19”. Disa orë më parë është njoftuar nga skuadra spanjolle se qendërmbrojtësi Rafael Varan ka dal pozitiv në analizat e “COVID-19”,

Kjo nënkupton që pos Ramos, tani as francezi Varane, nuk do jetë në gjendje të përballet me kampionin e Anglisë, duke lënë vetëm Naçon dhe Eder Militaon, si qendërmbrojtës. Pos kësaj, Reali do jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë edhe në “El Clasicon” këtë të shtunë.(Foto: Fc Bayern Munich)

LEXO EDHE:

Back to top button