Loredana dhe Wes Nelson sollën remiksin e këngës që na ka fiksuar të gjithëve

" "

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila mesa duket nuk ka ndërmend që të ndalet këtë verë. Ajo është bërë bashkë me një nga yjet e muzikës për të sjellë një tjetër hit.

Bëhet fjalë për Wes Nelson, i njohur më së shumti për hitin “Nice To Meet Ya”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, reperja bëri të ditur se xhirimet e klipit kishin nisur në Barcelonë.

Xhirimet nuk i kemi, por këtu mund të dëgjojmë hitin e miksuar nga Loredana dhe Nelson, që jemi të bindur se ka për të na u fiksuar keq! Remiksi është ende në platformën Spotify, megjithatë shumë shpejt do ta kemi edhe në Youtube e çdo platformë tjetër.

Ditën e djeshme, 10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Loredanës dhe kane vjedhur sende me vlerë. Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokut që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen. Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button