“Lotaria Shtetërore”, 8 të akuzuar për shpërdorim detyre

Prokuroria Publike e ka kthyer në akuzë hetimin mbi keqpërdorimet në Lotarinë Shtetëore. Akuza është ngritur ndaj 8 personave si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim me detyrën zyrtare”. I pari i dyshuar është ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i dyshi ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ndërsa i treti ish sekretari i Qeverisë, Metodija Dimovski. Sipas organit të akuzës, dëmi në buxhetin e shtetit për veprimet që kanë ndërmarrë drejtpri i lotarisë, Barajmi, Grubi dhe Dimovski arrinë mbi 507 milionë denarë.

“Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike të fatit në terminale të videolotarisë brenda vendit, sepse në vitin 2013 e kishte autotizuar atë të drejtë si aset jomonetar me vlerë 6.244.898 euro gjatë themelimit të kompanisë “Videolotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria “, duke fituar kështu një pjesëmarrje prej 51% në kapitalin aksionar të kompanisë.” – Prokuroria Publike.

LOTRA SHTETËRORE NUK KA PAS TË DREJTË TË ORGANIZON LOJËRA ELEKTRONIKE TË FATIT
TË DREJTAT NGA VITIT 2013 I TAKOJNË “CASINOS AUSTRIA”

Prokuroria ka konstatuar se i dyshuari i parë në cilësinë e dretorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami i ka dërguar informacionin Qeverisë, përkatësisht Sekretarit të Përgjisthëm, Metodija Dimovski se duhet merren masa për vetrregullimin e industrisë së lojërave lektronike të fatit. Sipas dokumentit të dërguar në organin ekzekutiv, është potencuar se vlera e prokurimit kap 42 për qind të kapitalit monetar të Lotarisë Shtetërore dhe me këtë parashikohet përfitim i madh kapital. E gjithë kjo është bërë duke u bazuar në një raport financiar në të cilin është bashkëngjitur edhe konstatimi se e drejta për për organizimin e tyre i takon Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Sekretari i Pëgjithshëm, ashtu sic e potencon prokuroria duke qenë i vetdijshëm për gjendjen faktike dhe kompetencat ligjore, përsëri ka vendosur që Qeverisë t’ia propozon një pikë plotësuese në rend dite.“Më 6 qershor 2023, Sekretari i Përgjithshëm e propozoi këtë informacion si shtesë në rendin e ditës të një mbledhjeje të Qeverisë, duke vepruar kështu në kundërshtim me Rregulloren e punës së Qeverisë dhe nuk e ktheu informacionin te dorëzuesi e as nuk e përcolli te atë te organi kompetent.” – Prokuroria Publike

Organi i akuzës ka konstatuar se roli i zëvendëskryeminist të parë, Artan Grubi ka qenë ndikues dhe ka kërkuar që pika të miratohet në rend dite edhe pse Qeveria si organ mbikëqyrës i Lotarisë Shtetërore (Kuvend) nuk ka pasur të drejtë të sjell një vendim të tillë

“Ai propozoi miratimin e pikës së rendit të ditës në formën e saj të ndryshuar, edhe pse ishte në dijeni se vendimi nuk hynte në kompetencat e Qeverisë si organ i Kuvendit të Shoqërisë Aksionare.Raporti i paraqitur u miratua dhe “Lotaria Shtetërore” u ngarkua të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të nisur operacione të pavarura për lojërat elektronike të fatit dhe për të zhvilluar një procedurë të prokurimit publik për terminalet e videolotarisë”. – Prokuroria Publike.

Duke vlerësuar rrethanat aktuale dhe qasjen e hetuesisë deri te personat e pandehur, organi i akuzës i ka caktuar të dyshuarit të parë Përparim Bajrami masën e paraburgimit prej 30 ditëve në statusin e të arratisurit. Grubi mbetet në arrest shtëpie, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë obliguar me paraqitje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button