LSDM-ja kërkon të ndalohet shtetësia e dytë edhe për ministrat
Gazetare: Fatlume Dervishi
Përveç deputetëve, as ministrat nuk duhet të kenë shtetësi të dytë, deklari sot Venko Filipçe i cili propozoi ndryshime të ligjit për qeverinë. Sipas tij, shtetësia e dytë është e papranueshme edhe për ministrat. LSDM-ja gjithashtu ndalimi i shtetësisë së dytë për deputetët, të cilën e kërkon VMRO-DPMNE-ja, të vlej që nga ky mandat.
“Ne propozojmë ndryshime që nuk kanë lidhje me ligjin për qeverinë teknike, me të cilin bartësit e funksioneve të pushtetit duhet të kenë patjetër vetëm një shtetësi. Në mënyrë plotësuese japim amendamente për propozimin që mbrëmë e bëri VMRO-DPMNE-ja në cilin nuk është e qartë nëse ajo që e kërkojnë, do të vlejë nga kjo përbërje parlamentare. Prandaj kërkojmë që të vlejë nga kjo përbërje parlamentare. Nuk munden ministrat e qeverisë të kenë atdhe rezervë. Nuk mundet ministri të ketë pasaportë dhe shtetësi të vendit tjetër. Për cilat interesa punon ajo ministre dhe një ministër tjetër që e fsheh shtetësinë bullgare?”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së
Ky hap vjen pas propozimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për të ndryshuar Ligjin për Deputetët, i cili prezanton një kusht shtesë që deputetët duhet të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se sinkronizimi i çështjes së shtetësisë midis strukturave nga Bullgaria dhe LSDM-së mund të shihet nga aeroplani.
“Një koordinim i tillë është rezultat i bizneseve të shumta përmes llogarive bullgare të njerëzve nga koka e LSDM-së dhe faktit se dikush padyshim i ka kapur ata për fyti dhe se ata tani duhet të përmbushin kërkesa. Kur Bullgaria ka nevojë për Maqedoninë në opinionin e saj, LSD-ja ia ofron këtë shërbim Bullgarisë po atë mëngjes në një konferencë për shtyp. Ka bërë një cirk dhe një parodi të të gjithë procesit të shtetësisë”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Debati mes pushtetit dhe opozitës pritet të thellohet gjatë procedurës parlamentare rreth të dy ligjeve.








