LSDM: Qeveria po vonon zgjidhjen në Gostivar

LSDM-ja thotë se qeveria vonon me zgjidhjen e problemit me ujin në Gostivar duke lënë qytetarët pa ujë të pijshëm tashmë për pesë javë. Ata akuzojnë institucionet për fshehje të informacioneve dhe mospublikimin e raporteve për cilësinë e ujit si dhe kush ka dhënë urdhër që uji mund të përdorej.

“Dhe ndërsa Mickoski dhe qeveria e tij, në të cilën Toshkovski është ekspert në hiperklorimin dhe Klekovski nuk gjendet askund, ka raste të reja të qytetarëve të helmuar në Gostivar, dhe të riinfektuar. Kjo do të thotë se rreziku nuk ka kaluar. Në mes të verës, në shekullin e 21 një qytet i tërë është pa ujë. 5,000 qytetarë kanë pasoja shëndetësore nga uji i ndotur. Një qytet i tërë është i helmuar për shkak të paaftësisë së qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me këtë krizë shëndetësore. Gostivari është një tregues i kolapsit të plotë dhe mosfunksionimit të sistemit. Është treguar se Mickoski dhe VMRO nuk dinë dhe nuk janë të aftë të menaxhojnë një krizë, ata nuk mund të mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Ata ishin vonë në çdo hap.” – Maja Borozan, LSDM. 

LEXO EDHE:

Back to top button