LSDM: VMRO-DPMNE-ja po e çon vendin drejt izolimit
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin se po gënjejnë për gjithçka që ka thënë paraprakisht. Zëdhënësja e kësaj partie Bogdanka Kuzeska theksoi se porosia e komisioneres Kos ishte e qartë. Sipas saj pushteti po e çon vendin drejt izolimit.
“Komisionerja për zgjerim Marta Kos paralajmëroi për “ndikimet toksike të Rusisë dhe të tjerëve” dhe dërgoi mesazh të qartë në emër të BE-së, nuk ka vend për kuaj të Trojës. Për fat të keq, Maqedonia sot ka pikërisht shembull të tillë me VMRO-në, me zv.kryeministrin e tyre i cili ka takime me “ujqit e natës” të Putinit, me lidhjet me Moskën, me partinë simotër SNS dhe me paratë kineze. Qytetarët e dinë, perspektiva evropiane e shtetit është reale dhe e arritshme, por Mickoski e shtyn Maqedoninë në izolim”, deklaroi Bogdana Kuzeska – LSDM./Alsat.mk.








