LSM-ja vendos sot rreth grevës së përgjithshme

Dje pasdite Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nuk arriti marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave, ndërsa sot do të takohen kryesia dhe këshilli i LSM-së për të vendosur për fillimin e grevës së përgjithshme.

Kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes së djeshme e cila zgjati dy orë në Qeveri, tha se me Qeverinë nuk është arritur marrëveshje për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë dhe se sot do të merret vendim për grevë të përgjithshme.

Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me përfaqësuesit qeveritar, të cilët, siç tha ai, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për çështjen kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

LEXO EDHE:

Back to top button