Luana Vjollca dhe Adelina Thaçi në studion e kompozitorit Darko Dimitrov?!

" "

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka kohë që nuk është shfaqur para publikut. Ajo ka lënë ende në pritje fansat e saj sa i përket rikthimit në televizion, gjersa duket se së fundmi ka punuar më shumë në muzikë. Kjo pasi Luana bëri të ditur se ka nisur punën për projektin e saj të ri muzikor, në studion e kompozitorit të njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

Foto: Luana Vjollca/InstaStory

Ajo madje në disa fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale, ka treguar se ndodhet në Shkup e shoqëruar nga këngëtarja e njohru shqiptare, Adelina Thaçi. Duke mos bërë të ditura shumë detaje, Luana dhe Adelina duket se ia kanë kaluar mirë gjatë regjistrimit të këngës së re të Luanës në studion e Darkos. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy këngëtareve, apo Adelina është gjendur thjeshtë për t’i ndihmuar në ushtrimin e vokalizave Luanës, pasi Thaçi ushtron profesionin e saj si profesoreshë e kantos. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë kanë përgatitur për fansat e tyre, Adelina dhe Luana.

LEXO EDHE:

Back to top button