Luma: Politika të mos politizoj çështjen e vaksinave

Për opinionistin Ilir Luma  është e rëndësishme që politika të kryej punën e saj sa i përket shëndetit të qytetarëve, por sipas tij në asnjë moment nuk duhet dhe nuk guxon ta politizon këtë çështje. Luma madje duke përkujtuar në betimin e Hiporatit tha se ka pak rëndësi nëse vaksinat vijnë nga ky apo ai shtet, e rëndësishme u shpreh ai, është që të arrijnë sa më shpejtë që mundet, që popullata të mund të kryej procesin e vaksinimit.

“Nga këndvështrimi i betimit të Hipokratit këtu nuk ka dilema. Mjekësia nuk njeh kufij, dhe është demagogji, sepse sa herë që njeriu ka nevojë për ta mbrojtur shëndetin ai nuk zgjedh ku do shkoje, mund të shkoje edhe të…madje edhe në parimet e mjekësisë është ashtu, se edhe armikut më të madh në rast se ka nevojë që ti jepet ndihmë, duhet t’i jepet. Pastaj procesi që ndërlidhet me drejtësinë, politikën e kështu me radhë, ka institucione adekuate që mund ta ndëshkojnë atë armik, tani të them ose drejtpërdrejt ose në thojza. Kështu që nga ky këndvështrim arsyetohet çdo veprim që është bërë gjatë pranim-dorëzimit të vaksinave, jo vetëm në Maqedoni, por qoftë ajo në Shqipëri, në vende të ndryshme. Dhe përsëri them për fat të keq politikanët disi i japin mbivlerësim punës të cilën e bëjnë, për një gjë për të cilën janë të detyruar si politikanë ta bëjnë edhe formulimin adekuat të politikës shëndetësore, në interes të shëndetit të popullatës të cilën e udhëheqin ”, tha Ilir Luma, opinioninst.

LEXO EDHE:

Back to top button