Aprovon Guinness, mozaiku më i madh origami është ai i flamurit të Kosovës

Guinness World Records ka aprovuar rekordin për Mozaikun më të madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Këtë e ka njoftuar vetë mësuesja Arbnora Fejza nga Skënderaj e cila e ka punuar për 13 vjetorin e Pavarësisë dhe në nderim të gjithë atyre që kanë humbur jetën për Kosovën.

Flamuri me sipërfaqe plot 1216 metër katrorë, është një vepër që i kushtoi orë pune mësueses e cila e realizoi artin e saj në palestrën e një shkolle në Skënderaj.

“Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.

1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka shkruar Arbnora.

Ajo këtë çmim ia dedikon familjes Jashari.

Të dashur familjar e miq,

Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar…

Posted by Arbnora Fejza Idrizi on Thursday, February 18, 2021

 

LEXO EDHE:

Back to top button