Maas në Beograd: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën nuk është i lehtë

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka thënë të premten në Serbi se është i vetëdijshëm se procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën nuk është i lehtë. Ai beson se kjo gjithashtu kontribuon në zhvillimin e ekonomisë. Në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Maas theksoi se Gjermania e përkrah këtë proces, Bashkimin Evropian si dhe ndërmjetësuesin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.

“Serbia dhe vendet në afërsi të saj kanë një potencial të tillë ekonomik dhe pasurinë e kulturës dhe këto janë burimet që duhet të përdoren për të mirën e njerëzve në rajon, por edhe BE”, tha Maas, raporton Kosovo Online.

Ai kujtoi se secili vend në Ballkanin Perëndimor përcakton shpejtësinë e pranimit dhe shtoi se kjo kërkon një përpjekje reforme në nivelin kombëtar, kryesisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

LEXO EDHE:

Back to top button