Macron uron në gjuhën kroate hyrjen e këtij vendi në eurozonë

Macron uron në gjuhën kroate hyrjen e këtij vendi në eurozonë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka uruar qytetarët e Kroacisë hyrjen në eurozonë.

Në mesazhin e tij drejtuar popullit kroat, ai nuk hezitoi t’i thotë disa fjalë në gjuhën kroate.

Të dashur miq kroatë, mirësevini në Evropë. Me ju eurozona do të jetë më e fuqishme dhe do të mbrojë qytetarët tanë në promovimin e Evropës në botë”, tha Macron.

“Ky hap paraqet simbol të fuqishëm për projektin evropian dhe akoma na bashkon. Kroacia në mënyrë të pavarur vendosi që edhe më shumë t’i bashkohet aventurës tonë evropiane. Së bashku do të këmbëngulim në lehtësimin e udhëtimeve, investimeve si dhe në lëvizjen e kapitalit”, tha ndër tjera presidenti francez.

Kujtojmë që nga mesnata Kroacia është bërë anëtare e Zonës Shengen si dhe ka hyrë në Eurozonë, pra që do të thotë se kuna më nuk do të jetë valutë zyrtare për Kroacinë, por euroja.

LEXO EDHE:

Back to top button