Madonna sfidon koronavirusin, udhëton me familjen e saj në 5 shtete

Ylli i popit, Madonna ka sfiduar ndalimet e udhëtimeve për shkak të koronavirusit dhe ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë. Ajo udhëtoi nga Los Anxhelos për në Londër, më pas në Malavi dhe Kenia në Afrikën lindore si pjesë e një udhëtimi dimëror. Këngëtarja 62-vjeçare shoqërohej nga i dashuri i saj Ahmalik Williams, 26 vjeç dhe 5 fëmijët e saj. Në Vigjilje të Krishtlindjeve, ajo, Williams dhe katër fëmijët e adoptuar udhëtuan nga Los Anxhelos drejt Londrës. Aty u takuan me djalin më të madh të artistes, 20-vjeçarin Rocco, fëmijën e vetëm nga martesa me Guy Ritchie. 20-vjeçari iu bashkua për të vizituar Afrikën. Më 28 Dhjetor, të gjithë udhëtuan për në Malavi, ku Madonna adoptoi katër fëmijët.

LEXO EDHE:

Back to top button