Madonna shpërthen ndaj Putin, Zelensky ia bën “follow” në Instagram

Madonna shpërthen ndaj Putin, Zelensky ia bën “follow” në Instagram

" "

Fituesja e çmimeve Grammy, Madonna është një nga artistet e para që ka dënuar ashpër agresionin rus mbi Ukrainë.

Madonna së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë videon e vendosur në një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.

“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës,”, -shkruan ajo.

Madonna e ka titulluar videon e saj: “Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!

Mediat rozë shkruajnë sepas ketij veprimi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në Instagram këngëtaren. Edhe këngëtarja ka filluar ta ndjekë presidentin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

LEXO EDHE:

Back to top button