Madonna tërheq vëmendjen me fotot provokuese
Madonna tërheq vëmendjen me fotot provokuese
Madonën nuk e eklipson asnjë artiste e re as në rrjetet sociale. 63-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e fansave me një set të ri fotosh ekstravagante në Instagram.
Është 63-vjeç por pavarësisht moshës, Madona arrin të tërheqë vëmendje të madhe me postimet e saj në rrjetet sociale.
Të tilla janë edhe fotot më të fundit tepër provokuese në profilin e saj në Instagram, ku për imagjinatë nuk ka edhe aq shumë vend.
Shfaqet ekstravangate si gjithmonë para 17.9 milionë fansave të saj, me veshje të zeza lëkure ku bie në sy gjerdani i argjendit me kryq, simboli që duket edhe në dorezat e saj. Lookut nuk i mungojnë edhe syzet e diellit.
Fotot ka përzgjedhur t’i shkrepë studion, ku kryen regjistrimet muzikore. Nëse po punon për ndonjë album të ri, këtë mbretëresha e popit nuk e thotë, por jo më larg se shkurti i këtij viti, ajo publikoi një përmbledhje të hiteve të saj në vite. Jo më kot ajo mban rekordin e Ginesit si këngëtarja best-seller e të gjitha kohërave.








