Magleshov: Për të rritur besueshmërinë në gjyqësor, politikanët duhet t’i mbajnë larg duart nga ky sektor

Gazetari Vasko Magleshov në emisionin e sotëm “200” në Alsat M shprehu bindjen se gjyqy do të marrë vendim të drejtë për rastin “Monstra”. Ai pret që të ketë palë të pakënaqur pas shpalljes së vendimit, por pret  që përvojat nga ky rast të kontribuojnë në më shumë kujdes te politikanët kur bëhet fjalë për raste gjyqësore.

Më duket se kjo është një leksion, për më shumë kujdes dhe vëmendje kur bëhet fjalë për drejtësinë. Të mos vendoset në deklaratat e përditshme politike dhe komente sepse krijojnë kundër efekt për gjykatësit dhe prokurorët të cilët patjetër duhet të veprojnë sipas ligjit. Nëse duam ta ngritim besueshmërinë prej 2% në gjyqësor, sa ishte vitin e kaluar sipas institutit IRI, politikanët patjetër do duhet t’i mbajnë larg duart nga gjyqësori si sektor”, tha Magleshov.

LEXO EDHE:

Back to top button