Mozzik dhe Loredana e mohojnë se janë bashkë por e ndjekin njëri tjetrin në instagram

Sa herë që flitet për Mozzik dhe Loredanën vëmendja është maksimale. Rreth 2 vite më parë dyshja e njohur i dhanë fund lidhjes së tyre, një lajm që i trishtoi jo pak fansat. Më pas ndarja u shoqërua me deklarata të forta nga ana të dyve, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se kishin arritur deri në këtë pikë për shkak të famës që kërkonin, duke hedhur poshtë dashurinë. Kështu Mozzik dhe Loredana fshinë çdo gjurmë që kishin me njëri-tjetrin, imazhet e përbashkëta dhe që prej asaj kohe nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Mirëpo tashmë që raportet mes tyre janë rregulluar dhe flitet për një rikthim, ata kanë filluar të ndiqen sërish në Instagram, por jo si më parë! Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Po ashtu edhe reperi e ndjek faqen e Loredanës dhe sigurisht kjo gjë ju ka rënë në sy fansave të dyshes. Për më tepër Mozzik ka pëlqyer edhe foton e fundit që Loredana ka publikuar, duke treguar në këtë mënyrë se e mbështet plotësisht në nismën e re.

Thashethemet për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës lindën në momentin që ata po fotografoheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por në nisje të këtij vitii, Mozzik i hodhi poshtë aludimet e fansave, duke thënë se ata nuk janë rikthyer, por rrinë bashkë për hir të vajzës, Hanës.

“Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në një intervistë për “Prive”.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Pas dokumentarit, Mozzik publikoi në Insagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën. Tashmë që ata kanë nsiur të ndiqen sërish edhe në rrjete sociale, fansat i kanë vënë vulën ribashkimit të tyre, pavarësisht se Mozzik dhe Loredana vazhdojnë ta mohojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button