Mali i Zi do jetë vendi i parë në botë që do të paguajë për ‘Viber’

Mali i Zi do jetë vendi i parë në botë që do të paguajë për ‘Viber’

Mali i Zi është vendi i parë në botë që ‘Rakuten Viber’ ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e tij premium të abonimit duke filluar nga e enjtja, shkruan “B92”.

Përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët. Të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën.

Rakuten Viber për 1.99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

  • Viber pa reklama
  • Qasje në afishet me pagesë
  • Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë
  • Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin edhe një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (fotografinë e profilit), duke konfirmuar abonimin premium. Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë te “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.

LEXO EDHE:

Back to top button