Mali i Zi mbyll shkollat dhe restorantet, kjo masë do të zgjas 14 ditë

Instituti për shëndet publik i Malit të Zi ka sjell vendim që prej nesër (6 nëntor) në Podgoricë, Budvë, Ulqin dhe Cetinje të mbyllen shkollat dhe restorantet.

Kjo masë do të zgjas 14 ditë, më pas do të analizohet gjendja dhe të vendoset për hapat e mëtejmë. Gjithashtu do të ndalohet edhe grumbullimi nëpër banesa dhe shtëpi të personave të cilët nuk janë anëtarë të të njëjtës familje.

Këtë vendim Instituti e ka sjell për shkak se, siç theksojnë, nuk janë respektuar masat.

“Rritja e numrit të të infektuarve erdhi si pasoj e mosrespektimit të masave dhe grumbullimet masive në ditët e kaluara. Propozojmë masa të cilat janë më të mira për shëndetin e qytetarëve”, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button