MPB: Sanksionohen 380 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Me këtë rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 380 gjoba, mes të cilave 59 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 30 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, 86 për parkim të parregullt dhe 31 për mosmbajtje të maskës.

Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, andaj edhe apelojnë deri të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të rritet siguria në trafik.

LEXO EDHE:

Back to top button