Manastirliu: Familjet, vatrat kryesore të infektimit

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu shprehet se është dyfishuar numri i personave të infektuar në Shqipëri gjatë 2 dy javëve të fundit.

Në një konferencë për shtyp, Manastirliu ka thënë se në bazë të një analize që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik, rezulton që vatrat kryesore të infektimit janë ato familjare.

“Situata epidemike në vend është kritike, është delikate. Nëse do të bënin vlerësim të fataliteteve për 1 milion banor, vendi ynë qëndron në 20.6 të humbjeve të jetëve. 48.8 është mesatarja e Bashkimit Europian. Janë 265 vatra aktive në Shqipëri, ku 76% e tyre rezultojnë të jenë vatra familjare. Është analizë e bërë nga ISHP për vlerësiminn e përhapjes së pandemisë në vend”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë deklaroi gjithashtu se nëse situata do të përkeqësohet dhe do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, do të jetë gati spitali Covid 4, si dhe ato rajonale nëse do të jetë e nevojshme.

LEXO EDHE:

Back to top button