Afro 300 mijë euro të fshehura në kamion, po i sillte nga Italia

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shoferin e kamionit ku u gjetën dhe sekuestruan afro 300 mijë euro të padeklaruara në kufi.

Ferdinand Murikaj 29 vjeç u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për konsumim të veprave penale të ”mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe ”pastrim i produkteve të veprës penale”. Ndonëse Murikaj nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, gjyqtarja e çështjes e vleftësoi të ligjshëm arrestin e tij dhe vendosi caktimin e masës së sigurimit ”arrest me burg”.

Në kërkim vijon të jetë shtetasi Erjon Jovani 36 vjeç, pronar i kamionit, i cili ka qenë dhe më parë i proceduar penalisht për trafik narkotikësh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se paratë e sekuestruara vinin nga veriu i Italisë dhe janë produkt i veprimtarisë kriminale të grupeve që merren me trafikun dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe do të pastroheshin në vendin tonë duke u investuar në aktivitete të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button