Maqedonia sërish në korridorin e pritjes të BE-së,  duhet ta ndryshojë Kushtetutën që të ecë më tej

Maqedonia sërish në korridorin e pritjes të BE-së,  duhet ta ndryshojë Kushtetutën që të ecë më tej

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, mblidhet në Bruksel, për të hartuar konkluzionet mbi zgjerimin e BE-së. Sipas dokumenteve, të publikuara nga portali “360 gradë”, drafti për Maqedoninë thotë se “Këshilli është i gatshëm të thërrasë edhe një konferencë tjetër ndërqeveritare, pa vonesa shtesë ose vendim shtesë politik, sapo Maqedonia e Veriut të ketë zbatuar angazhimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese.”

Në këtë mënyrë, pritet që Maqedonisë të mos i jepet drita jeshile për të hapur klasterët negociues në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, për shkak të ndryshimeve kushtetuese të pamiratuara. Jozyrtarisht, nuk do të caktohet asnjë konferencë e re ndërqeveritare me Shqipërinë. Megjithatë, kur u pyet nëse Shqipëria do të vazhdonte rrugën e integrimit evropian pa Maqedoninë, kryeministri Dimitar Kovaçevski i uroi Tiranës sukses. (Deklaratë)

“Shqipëria ka kornizën e vet negociuese. Shqipëria gjithashtu kaloi skriningun, dhe së bashku filluam konferencën e parë ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Kështu që unë gjithmonë u uroj suksese të gjitha vendeve, që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por shpresoj se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë gabimin që bëri në të kaluarën – të presë 17 vjet për një datë për negociata,” deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button