Margot Robbie për rolin në “The Wolf of Wall Street”: Pas këtij filmi doja të hiqja dorë

Aktorja e njohur Margot Robbie thuajse hoqi dorë nga aktrimi pas rolit të saj të madh në filmin “The Wolf of Wall Street”. Ajo thotë se për të roli në atë film ishte një barrë e madhe, për shkak të vëmendjes së shtuar të publikut.

“Kishte diçka që po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e shëmtuar”, tha Robbie për mediat së fundmi. “Mbaj mend që i thashë mamasë sime se nuk doja ta bëja këtë, dhe ajo thjesht më shikoi bosh dhe tha se ishte tepër vonë për këtë. Në atë moment kuptova se mund të shkoja vetëm përpara”, kujton aktorja.

Dhe është mirë që ajo vendosi për këtë, sepse sot Robbie konsiderohet si një nga aktoret më të paguara dhe më të kërkuara në Hollywood.

“Përpiqem t’u shpjegoj njerëzve se në punën time dhe në këtë botë nivelet e larta janë vërtet të larta dhe ato të ulëta janë shumë të ulëta. Dhe besoj nëse jeni me fat, në fund do të arrini të balanconi gjërat dhe të gjeni një mesatare të artë”, përfundoi aktorja e njohur.

LEXO EDHE:

Back to top button