Maria Guardiola tregon fizikun e tonifikuar në bikini gjatë pushimeve në Barbados

Maria Guardiola tregon fizikun e tonifikuar në bikini gjatë pushimeve në Barbados

Maria Guardiola bëri një shfaqje të mrekullueshme teksa po shijonte një ditë plazhi në Barbados të premten (24 qershor).

21-vjeçarja, e cila është vajza e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe gruas së tij Cristina Serra, tregoi fizikun e saj të tonifikuar me bikini.

Maria kishte zgjedhur një palë bikini të bardhë, të detajuara me hark dhe në formë ‘V’ te gjoksi për t’u përshtatur.

Duke u larguar nga oqeani pas një zhytjeje në det, modelja kishte një koleksion të grumbulluar byzylykësh ari dhe një unazë po ashtu ari.

Flokët e saj brune ishin të lagura nga notin, ndërsa i binin lirshëm në shpinë.

Para se të nisej për të notuar, ajo u pa me një peshqir plazhi dhe mini çantë dore dhe pantallona të shkurtra xhins.

Maria ka mbajtur një profil mjaft të ulët që kur ishte pjesë e titujve kryesorë vitin e kaluar gjatë një romance të raportuar me lojtarin e Everton, Dele Alli.

Dyshja u përfol se ishin takuar me njëri-tjetrin pasi u panë së bashku në një bar në Londër.

Megjithatë, Maria thuhet se u ka thënë miqve se ajo është ‘thjesht shoqe’ me Dele, pavarësisht puthjes së tyre të raportuar.

Dhe duket se është kështu, pasi Dele së fundmi ka dalë publikisht me të dashurën e re Cindy Kimberly.

Ndërkohë, Maria, e cila ka 327 mijë ndjekës në Instagram, aktualisht mendohet të jetë beqare.

LEXO EDHE:

Back to top button