“Masat e Qeverisë për krizën, janë populiste” – Flasin qytetarët

“Masat e Qeverisë për krizën, janë populiste” – Flasin qytetarët

Gazetar: Adnan Qaili

Masat e reja anti-krizë të qeverisë nuk kanë entuziazmuar shumë qytetarët. Ata që anketuam thonë se kjo masë është e pamjaftueshme për të zbutur krizën edhe për ditë të numëruara në gishta, shkruan Alsat.

Sipas tyre, masat më tepër janë popullsitë se sa realiste për nevojat bazike të qytetarëve dhe këtë e marrin sikur mjegull para syve të qytetarëve se po i pret një dimër i ftohtë me krizë të thelluar.

“Unë veç se jetoj në këtë shtet por nuk përfitoj asgjë! Përse? Për arsye se ky shtet nuk ka interesim për popullin e vet si duhet, kanë më shumë interesim për xhepin e vet se për popull. Nëse e ka at synim neve nuk na mbetet tjetër veç se të ja mësyjmë Gjermanisë apo Italisë”, tha një qytetar.

“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm, kjo vërtetë është minimale megjithatë duke parë situatë kudo në botë ashtu edhe te ne mendoj se nuk ka më tepër. Po të kishte, përse të mos na japin, nuk di tjetër!”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Sa mendon që një familje duhet ti jepen ndihma në muaj nga shteti? Diku 500euro të paktën të na jepnin! Me ato para mjaftueshëm do të mbulonim shpenzimet për një muaj në këtë kohë krize”, theksoi një qytetar.

“Është shumë pak duhet më tepër! Sa doni? Shumë më tepër! Për ushqim nuk e di saktë por shpenzimet mblidhen afër 1 mijë euro në muaj për një familje, andaj kjo ndihmesë është mjaft e ulët. Qeveria nuk bëri asgjë për askënd e aq më pak për kategoritë e prekura, të cilët janë më të dëmtuarit”, tha ndër të tjera një qytetar.

Në përllogaritje, shporta e konsumatorit në muaj është rreth 50 mijë denarë për një familje katërantarëshe. Në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni është rritur për 18.7 për qind.

Në baza mujore, nga gushti në shtator, shpenzimet e qytetarëve janë rritur për 1.6 për qind. Raporti i publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se për një vit shpenzimet e qytetarëve për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur për gati 30 për qind.

Kostot e përgjithshme janë pothuajse 20 për qind më të larta. Të dhënat tregojnë se për të njëjtën periudhë qytetarët kanë rritur shpenzimet për transport, mbi 13 për qind./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button