MASH: Matura shtetërore në afatin ligjor në qershor

Matura shtetërore do të mbahet në afatin e parashikuar ligjor, gjegjësisht në qershor të vitit 2021, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke nënvizuar se matura shtetërore është obligim i konfirmuar me Ligjin për arsimin e mesëm dhe realizohet sipas Rregullores për provime nga matura shtetërore.

“Viti shkollor 2020/2021 zhvillohet me sukses sipas planit dhe programit, ndërsa MASH në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat do të sigurojë zgjidhje të përbashkët për provime të maturës të pandërprera dhe të sigurta. MASH i njofton nxënësit e vitit të katërt se paraqitja e provimeve të maturës zhvillohet në afat ligjor adekuat dhe për atë u bëjmë thirrje maturantëve deri në fund të muajit t’i paraqesin temat për detyrë projektuese, ndërsa deri në fund të dhjetorit t’i paraqesin edhe provimet nga lista, e cila është zgjeruar edhe me dy lëndë të reja”, kumtoi MASH.
Këtë vit shkollor maturantët për herë të parë kanë mundësi për realizim të detyrës projektuese të maturës në pajtim me kushtet në të cilat zhvillohet mësimi dhe trendet globale të kulturës dhe rinisë. Njëkohësisht, siç kumton MASH, në drejtim të provimit efektiv dhe të organizuar nga matura shtetërore, programet e provimeve për të gjitha lëndët mësimore do të jenë me përmbajtje të shkurtuar.

“Provimet përfundimtare të maturës shtetërore janë pjesë e sistemeve arsimore të të gjitha vendeve evropiane dhe nga rajoni siç janë Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria. Në këto vende provimet e maturës realizohen pa ndërprerë dhe me respektim të të gjitha protokolleve shëndetësore dhe të sigurisë, ndërsa pandemia nuk ishte pengesë që provimet e maturës të organizohen pa ndërprerë dhe vazhdimisht”, informon MASH.

LEXO EDHE:

Back to top button