Mashtrim digjital në Prishtinë, llogaritë boshatisen brenda minutash
Mashtrim digjital në Prishtinë, llogaritë boshatisen brenda minutash
Një femër kosovare mbrëmë ka njoftuar policinë se ka qenë viktimë e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik.
Sipas deklarimit, ajo ka pranuar një mesazh në telefonin e saj në të cilin i është kërkuar të përditësonte të dhënat bankare, me arsyetimin se në të kundërtën nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj.
Ankuesja ka klikuar në linkun e dërguar dhe ka përditësuar të dhënat e kërkuara.
Pas disa minutash, ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para në euro, ndërsa nga kartela bankare e firmës janë tërhequr mijëra euro.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe i njëjti mbetet në hetime.








