Mbanin kallashnikovë në banesa, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar dy automatikë kallashnikov në dy banesa të ndryshme dhe arrestoi poseduesit e tyre gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan dy automatikë dhe një sasi e madhe fishekësh në banesat e A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan dhe M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj, të cilët u arrestuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Back to top button