Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 223 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 462 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 9 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe 6 janë dërguar në mbajtje.








