Mbi 10 mijë thirrje në numrin 112, të dëmtuar 117 vetura, 35 çati dhe 189 pemë

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Mbi 10 mijë thirrje në numrin 112 nga stuhia e djeshme. Vetëm në Shkup janë evidentuar 117 automjete e 35 çati të dëmtuara, 189 pemë e 7 semaforë të rrëzuar për tokë dh 5 zjarre.

Era e fortë me shpejtësi mbi 130 kilometra në orë, shkaktoi dëme të mëdha në shumë institucione publike. Një pjesë e kulmit të Poliklinikës në Bit Pazar përfundoi në tokë e mbi makina.

Nga institucionet shëndetësore është dëmtuar gjithashtu edhe Spitali Psikiatrik dhe “8 Shtatori”.

Janë dëmtuar Prokuroria Publike dhe ajo për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Stacioni policor i Aeroportit në Petrovec, objekti “Nova Makedonija”, „Vila Vodno”, Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë. Është dëmtuar edhe Aeroporti i Shkupit me çka për dalje nga shteti ka pasur vonesa rreth një orë e gjysmë.

Dëmtime janë regjistruar edhe në qendrën transitive në Tabanoc, ku janë dëmtuar një pjesë e objekteve të përkohshme për vendosjen e migrantëve. Salla Sportive “Boris Trajkovski” gjithashtu është dëmtuar dhe pishina nuk do të punojë.

Drunjtë nuk kursyen as makinat e policisë

Shumë rajone mbetën pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve të shtyllave elektrike. Si pasojë e këtyre dëmtimeve, u shkaktuan dhe zjarre të shumta në gjithë territorin e vendit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button