Mbi 200 pacientë në 24 orë, pritet shpallja e epidemisë në Gostivar

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Numri i pacientëve të prekur nga virusi i zorrëve në Gostivar është rritur dukshëm në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, nga 204 persona të kontrolluar në repartin infektiv, ndërsa janë kontrolluar po ashtu edhe 140 fëmijë nga të cilët 105 raste të reja.

Bazuar në këto numra, Instituti i Shëndetit Publik, sot i ka rekomanduar drejtorisë në Tetovë, që të shpall gjendje epidemie në Gostivar.

“Vërehet rritje e përqindjes së të sëmurëve. Jemi në komunikim me Shëndetin Publik në Gostivar dhe sot do sillet vendim për shpallje të epidemisë së sëmundjes infektuese. Ajo që duhet të thuhet është se masat për kontroll dhe preventivë janë aktive gjithë kohës e ajo që fitohet me shpallje të epidemisë, është koordinim më i mirë dhe komunikim më i mirë me gjithë institucionet. Kërkojmë nga banorët e Gostivarit, që të bashkëpunojmë me njerëzit që i kërkojnë për anketim epidemiologjik”, deklaroi Dragan Koçinski. udhëheqës i Sektorit për sëmundje epidemiologjike.

Për momentin janë duke u hulumtuar dhe aktivisht ndiqen raste të reja, edhe atë në ndjekje aktive të rasteve të reja analizave mikrobiologjike, analiza e shembujve të ujit për përcaktim të burimit të infektimit, mbikqyrje të furnizimit me ujë për pije, dhe koordinim me Agjencinë për Ushqim dhe veterinari.

Të gjitha këto analizia rezultatet e të cilave pritet bashkë me analizën për ujin e pijshëm në Gostivar të dalin nesër, do t’i dorëzohen prokurorisë themelore në Gostivar, e cila paralelisht është duke kryer hetim për kyçje të mundshme të ujërave të pa përshtatshme për pije, në sistemin e ujësjellësit, nga ana e Ndërmarrjes Publike Komunale të Gostivarit.

Rekomandimet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari vazhdojnë të jenë në fuqi për mos përdorim të ujit, deri ditën e nesërme kur edhe pritet të dalin rezultatet e hulumtimeve.

Prokuroria pritet që nesër të merr masat e mëtejme pas marrjes së rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa deri në daljen e rezultateve, vendi ku edhe dyshohet të jetë bërë kyçja e ujit të papërshtatshëm për pije në sistemin e ujit për pije, po sigurohet nga ana e pjesëtarëve të SPB së Gostivarit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button