Spitali i Tetovës mund të kërkojë ndihmë nga spitalet përreth nëse rritet numri i pacientëve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Vazhdon të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në repartin e infektologjisë në Gostivar. 24 orët e fundit, vetëm në repartin e pediatrisë ndihmë kanë kërkuar 140 fëmijë kryesisht të moshës 0-5 vjeç. Drejtori i Spitalit të Gostivarit Emri Bajrami tha për Alsat se në rast se vazhdon ky fluks i pacientëve, atëherë do të detyrohet të kërkojë ndihmë në Spitalin e Tetovës dhe qyteteve të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit, në infektologjinë e Gostivarit ndihmë kanë kërkuar gjithsej 222 pacientë me simptoma të marramendjes, diaresë dhe dhimbjeve në bark. Po ashtu edhe në repartin e pediatrisë, numri i fëmijëve ka arritur në 75 që kanë këto simptoma. Nëse vazhdon situatë e ngjashme në ditët në vijim, gjithsesi se do kërkohet ndihmë edhe nga spitalet e qyteteve fqinje për trajtimin e pacientëve”, thanë nga Spitali i Gostivarit.

• Ndihmë mjekësore kërkuan 222 pacientë
• Në pediatri, 75 fëmijë me simptoma
• Do të kërkojmë ndihmë nga Spitalet e tjera

Për këtë qëllim sot janë takuar dy drejtorët e spitaleve të Gostivarit dhe ai i Tetovës. Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës tha se ka mobilizuar ekipet në rast nevoje për t’i dalë në ndihmë Gostivarit

Jemi në kontakt të drejtë për drejtë me drejtorin e Spitalit të Gostivarit, dhe ekipet tona janë në gatishmëri të plotë. Nëse kërkohet, jemi të përgatitur të ofrojmë çdo mbështetje logjistike e profesionale në interes të shëndetit të qytetarëve”, deklaroi Erzen Elezi. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Spitali i Gostivarit, që nga dita e djeshme, përveç repartit të pediatrisë dhe infektologjisë, ka hapur edhe disa reparte të tjera, me qëllim krijimin e hapësirave në rast të shtimit të numrit të pacientëve./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button