Mbi 40 tonë vezë pa deklaratë nga Serbia janë sekuestruar dhe shkatërruar në deponinë Drislla

Mbi 40 tonë vezë pa deklaratë nga Serbia janë sekuestruar dhe shkatërruar në deponinë Drislla, pasi autoritetet ndaluan një përpjekje për import të paligjshëm në vend. Aksioni u zhvillua në pikën kufitare Tabanoc, ku gjatë kontrollit të detajuar u zbuluan mbi 570 mijë vezë të freskëta, të fshehura në mallrat e deklaruara rregullisht. Në dy dërgesa të ndara u gjetën 270 mijë dhe mbi 300.000 vezë pa deklarata.

Sipas Agjencisë së Ushqimit, vezët ishin planifikuar të shiteshin në tregun tonë si produkte vendore, duke rrezikuar konsumatorët dhe duke dëmtuar konkurrencën e prodhuesve lokalë. Autoritetet theksuan se me këtë aksion është parandaluar një mashtrim i madh dhe një rrezik potencial për sigurinë ushqimore. Sasia prej mbi 40 tonë vezë u shpall e pasigurt dhe u asgjësua, ndërsa për subjektet e përfshira priten masa dhe kontrolle shtesë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button