Ministri i Brendshëm Toshkovski thotë se nuk e ka ndërmend të rikthejë komisionet që shqyrtonin kërkesat për armëmbajtje

Gazetar: Petar Çaushevski

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski nuk planifikon të formojë komision të posaçëm për dhënien e lejeve për armëmabjtje. Sipas tij, anëtarët e komisioneve të mëharshme kanë keqpërdorur funksionin. Zgjidhja që punën e komisionit ta kryejë Departamenti i Punëve Civile, sipas Toshkovskit, ka rritur efikasitetin.

“Kishte pakënaqësi të madhe midis qytetarëve, që ata shantazhoheshin për ta ushtruar një të drejtë të caktuar, që i takon me ligj, dhe kjo lidhet me marrjen e lejes për armëmbajtje,” deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm

Toshkovski thotë se procedurat janë thejshtësuar ndërsa kominikimi me qytetarët tani zhvillohet në mënyrë elektronike.

“Që atëherë, sipas informacioneve të mia, janë punuar më shumë se 12 000 lëndë, diçka që është e pakrahasueshme me më parë…Kështu, ne kemi arritur të zgjidhim këtë problem në lidhje me lejet e armëmbajtjes,” deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. Sipas Toshkovskit lëndët lidhur me marrjen e lejeve për armëmbajtje zgjidhen brenda afaitit ligjor 6-mujor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button