Mblidhet Komiteti anti COVID në Kosovë, shkollat pritet të mbeten të hapura

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike u diskutua për vendosjen e masave të reja anti COVID.

Pas përfundimit të takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para mediave ka deklaruar se akoma nuk kanë marrë vendime të caktuara, por sipas tij diskutimet rreth kësaj çështje janë duke vazhduar.

I pyetur se a do të mbyllen lokalet në ora 22:00, ministri nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka theksuar se janë të interesuar që shkollat t’i mbajnë të hapura.

Ajo ka shtuar se do të mblidhet nesër Task Forca e kësaj ministrie për të marrë një vendim lidhur me këtë aspekt./ Klankosova.tv.

LEXO EDHE:

Back to top button