Mbreti Charles i Britanisë dhe gruaja e tij Camilla inauguruan skenën për festivalin ‘Eurovision 2023’

Mbreti Charles i Britanisë dhe gruaja e tij Camilla inauguruan skenën për festivalin ‘Eurovision 2023’

Ata i ndezën dritat e skenës gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, përkatësisht në qytetin verior anglez të Liverpoolit të mërkurën, kur u shfaqën së bashku në skenë, shkruan Reuters.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Consort, kurorëzimi i të cilëve do të bëhet disa ditë para festivalit, takuan gjithashtu pjesëmarrësen britanike Mae Muller dhe morën pjesë në regjistrimin e një segmenti për shfaqjen argëtuese televizive për fëmijë, ‘Blue Peter’.

“Ne do të shikojmë me interes të madh, duke ju nxitur”, i tha mbreti Mullerit.

Liverpool do të jetë nikoqir i Eurovisionit këtë vit, në emër të shtetit fitues të vitit të kaluar, Ukrainës, e cila nuk ishte në gjendje të organizonte konkursin për shkak të pushtimit rus. Mbretëria e Bashkuar ishte nënkampione vitin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button