Mbushin 25 vjeç, Jonida i uron me një video vëllezërit binjakë


Sot binjakët e preferuar kanë festë. Romeo dhe Donaldi festojnë ditëlindjen dhe bëjnë 25 vjeç. Në rrjetet sociale kanë vërshuar urime të shumta për ta, teksa ai që na tërhoqi vëmendje është urimi i Jonidës.

Këngëtarja ka ndarë një video të tyre në Instastory, ku shihen teksa përqafohen dhe krah saj ka shkruar:

“Dashuri u bëfshi 100 vjeç dhe qofshi përherë bashkë e të lumtur kështu si sot!”

Romeo dhe Donald Veshaj do ktheheshin shumë shpejt në vëllezërit dhe dy prej figurava më të dashura të televizioneve shqiptare. Ata u bënë të njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tyre në “Al Pazar”, me të cilin edhe identifikohen.

Vitin e fundit, së bashku me Bora Zemanin, Veshajt kanë qenë padyshim treshja më simpatike, që na kanë shoqëruar përgjatë një viti me emisionin e titulluar “Treshat”.

LEXO EDHE:

Back to top button